Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, duke përfunduar përpara Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal në renditjen përfundimtare.
Yamal, i cili një vit më parë ishte renditur i dyti, këtë herë zbriti në vendin e tretë, ndërsa Rodri mbeti vetëm një hap larg podiumit duke u pozicionuar i katërti.
Lionel Messi kompletoi pesëshen e parë, ndërsa fituesi në fuqi Ousmane Dembélé përfundoi në vendin e shtatë.
Renditja Top 10:
- Harry Kane
- Kylian Mbappé
- Lamine Yamal
- Rodri
- Lionel Messi
- Khvicha Kvaratskhelia
- Ousmane Dembélé
- Erling Haaland
- Michael Olise
- Fabián Ruiz
Me këtë triumf, Kane bëhet anglezi i pestë në histori që fiton Topin e Artë, pas Stanley Matthews në vitin 1956, Bobby Charlton në 1966, Kevin Keegan në 1978 dhe 1979, si dhe Michael Owen në 2001.
Sulmuesi 33-vjeçar e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 36 gola dhe i dyti në Champions League me 14 realizime, vetëm një më pak se Mbappé.
Por ndikimi i Kane te Bayern Munich shkoi përtej golave. Anglezi u kthye në pikën kryesore të sulmit bavarez, duke kontribuar në organizimin e lojës, krijimin e rasteve dhe finalizimin.
Një sezon i jashtëzakonshëm që përfundoi me çmimin më prestigjioz individual në futboll.











