Ceremonia e Topit të Artë 2026 do të nisë 45 minuta më vonë se ora e planifikuar, për shkak të trafikut të rënduar në zonën përreth “London Palladium”.
Gala ishte parashikuar të fillonte në orën 21:00, por organizatorët kanë vendosur ta shtyjnë startin për në 21:45, pasi disa prej protagonistëve dhe të ftuarve po hasin vështirësi për të mbërritur në kohë në teatër.
Trafiku i dendur në qendër të Londrës ka ndikuar edhe në zhvillimin e tapetit të kuq, ku po mbërrijnë gradualisht kandidatët dhe figurat kryesore të futbollit botëror.
Harry Kane, një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë, mbërriti në tapetin e kuq në orën 21:23.
Organizatorët kanë zgjedhur të presin mbërritjen e protagonistëve kryesorë në mënyrë që ceremonia të zhvillohet normalisht dhe pa probleme të tjera.
Pavarësisht vonesës, programi i galasë nuk pritet të pësojë ndryshime të tjera dhe ceremonia do të nisë zyrtarisht në orën 21:45.











