Ndërhyrja kirurgjikale për Erjon Vishkullin, i cili u plagos në syrin e majtë gjatë përplasjeve në Sheshin “Skënderbej”, sapo ka përfunduar.
Sipas mjekut kirurg të Traumës, ndërhyrja ka përfunduar dhe pritet të vlerësohet ecuria e gjendjes së 28-vjeçarit. Ende nuk mund të përcaktohet nëse dëmtimi ka prekur shikimin, ndaj i riu do të vijojë të mbahet nën monitorim mjekësor.
Mjekët po ndjekin me kujdes gjendjen e tij pas operacionit, për të vlerësuar dëmtimet dhe për të përcaktuar nëse do të ketë pasoja në shikimin e syrit të majtë.
Sipas mjekut të Trumës, mbetet herët për një konstatim përfundimtar mbi gjendjen e shikimit











