• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

U arrestua për lidhje me organizatë terroriste, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici drejt Turqisë

21 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Turqisë të 32-vjeçares Julide Yazici, e arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për lidhje me një organizatë terroriste. Dy muaj më parë, Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen turke, e cila rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet turke.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Yazici akuzohet nga drejtësia turke për dhënie ndihme logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste. Për këto vepra, ajo është dënuar në mungesë me katër vite burgim, ndërkohë i kanë mbetur për të vuajtur edhe tre vite, pesë muaj e 22 ditë.

Shtetasja turke, me profesion mësuese, u arrestua në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte nga Franca drejt Shqipërisë. Gjatë verifikimeve në pikën kufitare, autoritetet konstatuan se ajo ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, për llogari të shtetit turk.

Lexo edhe:

Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Sipas raportimeve, Yazici ka përfituar azil politik në Francë. Ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë në protesta në mbështetje të të drejtave të kurdëve, të zhvilluara disa vite më parë në Turqi. Sipas dosjes së autoriteteve turke, gjatë kontrolleve të kryera në një banesë në Stamboll janë gjetur prova që lidhen me hetimin ndaj saj.

Gjatë seancave gjyqësore në Shqipëri, Yazici ka deklaruar se është e persekutuar politikisht për shkak të qëndrimeve të saj kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ajo ka pretenduar se, në rast ekstradimi drejt Turqisë, i rrezikohet jeta. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe avokatët e saj, të cilët kanë kundërshtuar ekstradimin.

Nga Kategoria

Aktualitet

Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit

21 Tetor, 2026
Aktualitet

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

21 Tetor, 2026
Kosova

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga kreu i PDK-së

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

U arrestua për lidhje me organizatë terroriste, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici drejt Turqisë

21 Tetor, 2026

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

21 Tetor, 2026

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza largohet nga drejtimi i PDK: Njeriu duhet ta kuptojë kur është koha për të ikur

21 Tetor, 2026

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

21 Tetor, 2026

Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

21 Tetor, 2026

Araújo rilind te Liverpooli dhe i dërgon mesazh Barcelonës: “Kisha nevojë për këtë ndryshim”

21 Tetor, 2026

Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.