Protesta e qytetarëve duket se nuk po mbahet vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta është “zhvendosur” edhe tek zona e Zogut të Zi, pranë Staionit të Trenit.
Në këtë zonë, policia ka ndjekur protestuesit. Këto të fundit kanë djegur koshat e mbeturinave.
Ndërsa, edhe autobotët e ujit janë në terren, të cilët përpiqet që të shpërndajnë protestuesit.
Policia dhe protestuesit janë përballë me njëri-tjetrin, teksa “beteja” vazhdon në rrugët e kryeqytetit.











