Ndeshja e Conference League mes Egnatias dhe Midtjylland, e programuar për këtë të enjte, nuk do të zhvillohet në Tiranë.
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar në kryeqytet nga protestat studentore, UEFA ka pranuar që takimi të zhvendoset në “Elbasan Arena”, vendim që është marrë vetëm ditën e ndeshjes.
Një ditë më parë, Egnatia kishte bërë të ditur se zhvillimi i sfidës në “Arenën Kombëtare” nuk ishte në rrezik, por UEFA kërkonte garanci nga forcat e rendit për mbarëvajtjen e takimit dhe nuk kishte dhënë ende konfirmimin përfundimtar.
Në fund është vendosur që Egnatia-Midtjylland të luhet këtë të enjte në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:45.











