“Ne jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”. Ky është mesazhi i vendosur në një dyqan ambëlsirash në Durrës, përmes të cilit pronarët shprehin mbështetjen për protestat e të rinjve, por njëkohësisht u bëjnë thirrje të tregohen të kujdesshëm dhe të mos dëmtojnë bizneset.
Ndërsa protestat vijojnë në Durrës dhe qytete të tjera të vendit, me Tiranën në qendër të zhvillimeve, gjatë tubimeve janë raportuar dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe të disa bizneseve pranë zonave ku janë zhvilluar përplasjet.








