Një orë para nisjes, është njoftuar anulimi i seancës plenare të Kuvendit, e cila ishte parashikuar të mbahej këtë të enjte në orën 10:00.
Anulimi vjen në një kohë kur studentët kishin paralajmëruar zhvillimin e një proteste para godinës së Kuvendit.
Deputetët janë larguar nga ambientet e Kuvendit, ndërsa në zonë janë dislokuar forca të shumta policie.
Megjithatë, pavarësisht pranisë së shtuar të uniformave blu, këtë të enjte nuk është vendosur kordoni i zakonshëm i sigurisë që rrethon perimetrin përreth Kuvendit.


