Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila ishte planifikuar të mbahej sot, në orën 12:00, në Pallatin e Brigadave.
Në mbledhje pritej të diskutoheshin nismat “Prania besnike” dhe “Pasqyra Albania”.
Deri më tani nuk bëhen të ditura arsyet që kanë çuar në anulimin e takimit, i cili ishte parashikuar të zhvillohej me pjesëmarrjen e zgjeruar të grupit parlamentar socialist.











