• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump: Telefonata me Putin i sjell palët me afër bisedimeve për paqe

13 Shkurt, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka rritur përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe, në mënyrë që t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi bisedoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për më shumë se një orë dhe u pajtua me të për fillimin e bisedimeve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Trumpi njoftoi më 12 shkurt në rrjetin e tij social, Truth Social, se me Putinin u “pajtua për të punuar ngushtë së bashku, përfshirë duke vizituar vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, jemi pajtuar që ekipet tona t’i nisinë bisedimet menjëherë”.

Ai foli më gjatë për planet e tij më vonë në Shtëpinë e Bardhë, ku u tha gazetarëve: “Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur paqe”.

Lexo edhe:

Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

Ai theksoi se pas telefonatës me Putinin, foli edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por nuk u shpreh qartë nëse Ukraina do të jetë pjesëmarrëse e barabartë në negociatat me Rusinë.

“Mendoj se ata duhet të bëjnë paqe. Njerëzit e tyre po vdesin”, tha Trump.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u tha aleatëve të NATO-s në Bruksel më 12 shkurt se është “joreale” të pritet që kufijtë e Ukrainës të kthehen në gjendjen e para vitit 2014 dhe se Shtëpia e Bardhë nuk e sheh anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë të zgjidhjes për konfliktin.

Komentet e tij ishin goditje ndaj synimeve të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO dhe për ta larguar Rusinë nga të gjitha territoret ukrainase që i ka pushtuar. Edhe Trumpi tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të ishte “praktike.” Këto komente janë ndër treguesit më të qartë se si presidenti Trump synon ta përmbushë premtimin e tij elektoral për t’i dhënë fund luftës. Disa ekspertë e cilësuan si strategji të dobët përgatitjen e rrugës për bisedime duke i dhënë kushte të favorshme Rusisë.

Oxana Shevel, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Tufts, tha për Radion Evropa e Lirë se Ukraina tashmë e ka kuptuar që shpresat e saj për t’u anëtarësuar në NATO nuk do të jenë pjesë e tryezës së bisedimeve për t’i dhënë fund luftës. Por, ajo paralajmëroi se do të jetë çështje edhe më serioze nëse Putini përpiqet ta bindë Trumpin ta zhbëjë deklaratën e NATO-s për “rrugën e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit.

“Putini do ta dëshironte shumë këtë”, tha Shevel, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të pritej mirë nga vendet evropiane të NATO-s.

Rusia e ka nën kontrollon rreth një të pestën e Ukrainës, përfshirë Gadishullin e Krimesë, dhe forcat e saj kanë përparuar në rajonin lindor të Donbasit për muaj të tërë, megjithëse me një kosto të madhe, ndërsa vazhdojnë të godasin objektiva civile në të gjithë vendin.

Hegseth tha se Ukraina duhet të përgatitet për një marrëveshje paqeje, e cila do të mbështetej nga trupa ndërkombëtare, por theksoi se forcat amerikane nuk do të jenë pjesë e asnjë garancie të sigurisë. Zelensky nuk tregoi ndonjë shenjë zhgënjimi për deklaratat e tyre, duke theksuar se ai dhe Trump diskutuan “mundësitë për ta arritur paqen” dhe “gatishmërinë tonë për të punuar së bashku në nivel ekipi”.

“Ukraina e dëshiron paqen më shumë se kushdo tjetër. Ne do t’i përcaktojmë hapat tanë të përbashkët me Amerikën për ta ndaluar agresionin rus dhe për të garantuar një paqe të besueshme dhe afatgjate”, tha ai në postime në rrjetet sociale.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Trump “shprehu mbështetje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe zgjidhjen e çështjes me mjete paqësore”.

“Presidenti Putin, nga ana e tij, përmendi nevojën për t’i eliminuar shkaqet kryesore të konfliktit dhe ra dakord me Trumpin se një zgjidhje afatgjate mund të arrihet përmes negociatave paqësore”, tha Peskov.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po i afrohet përvjetorit të tretë këtë muaj dhe diplomacia po intensifikohet para Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 14 deri më 16 shkurt dhe ku Zelensky dhe zyrtarë të lartë amerikanë planifikojnë të marrin pjesë./ REL

Tags: putinTrump

Nga Kategoria

Bota

Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz

8 Qershor, 2026
Bota

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026
Bota

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh, pritje madhështore me lule dhe të shtëna me top

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përgatituni për temperatura ekstreme, ja parashikimi i motit për ditën e martë

8 Qershor, 2026

Dita e 9 protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

8 Qershor, 2026

Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz

8 Qershor, 2026

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026

Lamine Yamal dhe Nico Williams gati për Spanjën, De la Fuente jep lajmin para Botërorit

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.