Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në oborrin e banesës së familjes. Babai, shtetasi B. A., 45 vjeç, ishte duke manovruar me mjetin bujqësor kur, në rrethana ende për t’u sqaruar, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.
3-vjeçarja ka humbur jetën pas përplasjes.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje tragjike.











