• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nga ndjekja te hedhja në liqen, SPAK zbardh skemën e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës

7 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë katër persona, të akuzuar për rrëmbimin, mbajtjen peng dhe vrasjen e Renis Dobrës, në korrik të vitit 2025.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në bankën e të akuzuarve janë dërguar Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha, i njohur edhe si Çakraj, Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Sipas SPAK, katër të pandehurit akuzohen për “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe:

Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

11 orët e fundit në liri të Ergys Agasit minutë pas minute, nga vilat e ‘Visit të Pojës’ deri te arrestimi! Policia e ndoqi me dron

Hetimi lidhet me ngjarjen e 8 korrikut 2025, kur sipas Prokurorisë, katër personat kanë bashkërenduar veprimet për të gjetur, rrëmbyer dhe më pas vrarëRenis Dobra.

SPAK thotë se lëvizjet e autorëve janë dokumentuar përmes kamerave të sigurisë, pajisjeve GPS të automjeteve me qira, tabulateve telefonike dhe të dhënave të nxjerra nga celularët e personave nën hetim.

Sipas dosjes, viktima është pikasur pranë “Urës së Matit”, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip Benz. Pas tij është vënë një Hyundai Santa Fe, në të cilin ndodheshin Petrit Hoxha dhe Kristë Bushgjokaj.
Dy personat, sipas SPAK, kanë sinjalizuar Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një tjetër automjet, tip Range Rover.

Ndjekja ka vijuar në drejtim të “Kroit të Suçit”. Rreth orës 21:58, Range Rover-i dyshohet se i ka bllokuar rrugën automjetit të viktimës.
Renis Dobra është nxjerrë me forcë nga makina e tij dhe është futur në Range Rover, ndërsa tre automjetet kanë vijuar lëvizjen në drejtim të Ulzës dhe Shkopetit.
Por, sipas SPAK, rrëmbimi nuk ka përfunduar me mbajtjen peng të viktimës.
Gjatë rrugës, Dobra është dhunuar dhe më pas i është shkaktuar vdekja. Prokuroria thotë se këtë fakt e mbështet edhe akti i ekspertimit mjeko-ligjor.

Pas vrasjes, autorët dyshohet se kanë tentuar të zhdukin gjurmët e ngjarjes. Automjeti i viktimës, së bashku me trupin e tij, është hedhur në drejtim të ujërave të liqenit të Ulzës, me qëllim fshehjen e tyre.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.181 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

  1. Fation Bushgjokaj
  2. Petrit Hoxha (Çakraj),
  3. Kristë Bushgjokaj
  4. Aleksandër Bushgjokaj

Të katër të pandehurit akuzohen për veprat penale: “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.

Procedimi është regjistruar për faktin penal të datës 8.7.2025, ku, sipas rezultateve të hetimit, Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj kanë kryer veprime të koordinuara me qëllim rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R.D.

Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe të dhënave të pajisjeve GPS të automjeteve të marra me qira dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, është dokumentuar lëvizja e të pandehurve në qytetin e Burrelit dhe në aksin rrugor Klos–Zenisht, në kërkim të viktimës. Sipas hetimit, pranë vendit të quajtur “Ura e Matit”, shtetasi R.D. është pikasur në automjetin e tij Benz dhe është ndjekur nga automjeti Hyundai Santa Fe, në të cilin ndodheshin Petrit Hoxha (Çakraj) dhe Kristë Bushgjokaj. Këta provohet se kanë sinjalizuar Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër, Range Rover.

Ndjekja ka vijuar deri në vendin e quajtur “Kroi i Suçit”, ku rreth orës 21:58, provohet se automjeti Range Rover i ka bllokuar rrugën viktimës. Sipas rezultateve të hetimit, R.D. është nxjerrë forcërisht nga automjeti i tij dhe nën dhunën e autorëve, është futur në automjetin Range Rover.

Më pas të tre automjetet kanë ecur njëri pas tjetrit nga qyteti i Burrelit në drejtim të Ulzës dhe Shkopetit, ku provohet se është dhunuar dhe më pas i është shkaktuar vdekja shtetasit R.D. nga autorët e veprës penale. Kjo vërtetohet edhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor.

Sipas hetimit, më pas automjeti i viktimës, së bashku me trupin e tij, është hedhur në drejtim të ujërave të liqenit të Ulzës, me qëllim fshehjen dhe zhdukjen e tij.

Nga analiza e lëvizjeve të automjeteve, këqyrja e kamerave pranë vendngjarjes, pajisjeve GPS, tabulateve telefonike dhe të dhënave të nxjerra nga pajisjet telefonike të personave nën hetim, është arritur në përfundimin se plani për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasit R.D ka qenë i strukturuar dhe i koordinuar, duke e kryer veprën penale në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

Nga Kategoria

Aktualitet

Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

7 Tetor, 2026
Analizë

11 orët e fundit në liri të Ergys Agasit minutë pas minute, nga vilat e ‘Visit të Pojës’ deri te arrestimi! Policia e ndoqi me dron

7 Tetor, 2026
Kryesore

Personazhi më i përfolur i momentit në Shqipëri, kompozitori Adi Hila feston sot ditëlindjen

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nga ndjekja te hedhja në liqen, SPAK zbardh skemën e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës

7 Tetor, 2026

A mund të blejnë 1 miliard dollarë fitoren e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit?

7 Tetor, 2026

Franca pezullon përdorimin e granatave çorientuese pas plagosjes së një 15-vjeçari

7 Tetor, 2026

Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

7 Tetor, 2026
Screenshot

Gratë beqare pa fëmijë mund të përbëjnë shumicën në vitet e ardhshme

7 Tetor, 2026

Bellingham gjen rolin ideal, një gol dhe katër asistime me Anglinë

7 Tetor, 2026

11 orët e fundit në liri të Ergys Agasit minutë pas minute, nga vilat e ‘Visit të Pojës’ deri te arrestimi! Policia e ndoqi me dron

7 Tetor, 2026

Personazhi më i përfolur i momentit në Shqipëri, kompozitori Adi Hila feston sot ditëlindjen

7 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.