Edhe pse është nëna e një foshnje vetëm 4-muajshe, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 6 vite e 8 muaj burgim për Greta Gjocin (Pepa).
Gjoci u dënua si bashkëpunëtore në skemën e mashtrimit të krijuar nga Bruno Çobo dhe u shpall fajtore për veprat penale “mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Hetimet kanë zbuluar një skemë që, sipas organit të akuzës, u shkaktoi qytetarëve italianë një dëm prej rreth 4.7 milionë eurosh.
Në shkallën e parë, Gjoci u dënua me 10 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u përcaktuar në 6 vite e 8 muaj burgim. Ajo pritet të vuajë dënimin në burgun për gra në Pojskë, ku do të marrë dhe foshnjën e saj, pasi për shkak të moshës, nuk mund të shkëputet nga nëna.
Gjoci ndodhej nën masën e “arrestit në shtëpi” që prej 27 korrikut 2023 dhe deri në vendimin e Apelit ka qëndruar për më shumë se tre vite nën këtë masë. Edhe gratë te tjera, bahskëpunëtore në këtë skemë kanë këkruar mos ekzekutimin e dënimin, për arsye familjare.











