Situata është tensionuar mbrëmjen e kësaj të hënë para Kuvendit të Kosovës teksa në drejtim të protestuesve janë hedhur gazlotsjellës. Kjo përgjigje e policisë ka ardhur pasi protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të Kuvendit.
Çlirim Haziri njëri nga organizatorët e protestave, ka thënë se zyrtarët policorë po i nënshtrohen Albin Kurtit. Ai ka përsëritur se deputetët do të dalin nga Kuvendi vetëm “mbi trupat e tyre”. Ndërkohë është shtuar numri i forcave të policisë.
Gjatë ditës protestuesit kanë hedhur edhe mjete piroteknike drejt Kuvendit ku janë thyer xhamat. Protestuesit gjithashtu kanë kapur edhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi dhe e kanë kthyer drejt Kuvendit, me forcë.











