Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka ndërprerë përdorimin e produkteve të kompanisë Anthropic, sipas një zyrtari të Pentagonit të cituar nga BBC. Vendimi vjen disa muaj pasi kompania u cilësua nga administrata amerikane si rrezik për zinxhirin e furnizimit për arsye të sigurisë kombëtare.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e kishte shpallur Anthropic një rrezik për zinxhirin e furnizimit në shkurt dhe kishte urdhëruar që përdorimi i teknologjisë së saj të përfundonte deri në fund të gushtit. Megjithatë, burime të BBC-së thonë se modeli Claude vazhdonte të përdorej nga departamenti deri javën e kaluar për kërkime, analiza dhe mbledhje informacioni, përfshirë operacione ushtarake kundër Iranit.











