Aktori i humorit Agron Llakaj, ka folur për rikthimin e tij në Portokalli, dhe për largimin nga emisioni të Salsano Rrapit.
Llakaj u shpreh se do të kishte dashur që Salsano të vazhdonte të qëndronte në emisionin e humorit, dhe pse jo të ndanin edhe bashkë skenën.
Agron Llakaj: Ta marrin vesh që të gjithë, respekt për këdo që ka vënë qoftë edhe një tullë në Portokalli, me Salsanon nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Nuk i kam thënë as ik as eja, kam ndjerë heshtje nga ana e tij, dhe është e drejta e tij.
Unë i kam dhënë dorën kujtdo, për ti dhënë një mundësi, doni të them që Salsano Rrapin e kam marrë unë në Portokalli, po unë e kam marrë. Unë ëndërrova që skenën ta ndaja së bashku me Salsanon, nuk jam i zhgënjyer, jam në një moment që skam kohë që të përjetoj zhgënjimin.
Dritan Hoxha thoshte që Portokalli është një tren i fuqishëm, dhe unë do vazhdoj të vrapoj bashkë me trenin. Portokallia është vendi i talenteve dhe atyre të merituarve. Dhe për Kiarën thanë që Agroni nuk e do Kiarën… jemi duke e krijuar kiminë, Kiara di të them që deri tani ka notë pozitive nga unë.”
Agron Llakaj tha se rikthimi i tij në Portokalli, ishte dhe një amanet i bashkëshortes së tij të ndjerë, e cila humbi jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë, disa kohë më parë.











