Belgjika ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Nations League, duke mundur Turqinë me rezultatin 3-0 në Liezh.
Kevin De Bruyne ishte protagonisti absolut i takimit. Mesfushori belg zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të, pas një kombinimi të bukur me Lukebakio, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë.
Turqia tentoi të reagojë dhe krijoi disa raste gjatë pjesës së parë, por nuk arriti të barazojë. Belgjika pati gjithashtu mundësi për të dyfishuar avantazhin, duke goditur edhe shtyllën.
Në pjesën e dytë, De Bruyne realizoi golin e tij të dytë në minutën e 58-të me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.
Rezultati përfundimtar u vulos në minutën e 75-të nga Romelu Lukaku, i cili përfitoi nga asistimi i De Ketelaere dhe shënoi për 3-0.
Belgjika merr kështu tri pikë të rëndësishme në grup, ndërsa Turqia vazhdon momentin negativ në Nations League.










