Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës(TIA) priti për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale tëKëshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën, duke mbledhur në Tiranë përfaqësues të aeroporteve, institucioneve tëaviacionit dhe partnerëve të industrisë nga vende të ndryshme të Evropës.
Në hapje të Forumit, pjesëmarrësve iu drejtuan përfaqësues tëAeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Këshillit Ndërkombëtar tëAeroporteve për Evropën dhe institucioneve të aviacionit.
I ftuar në Forum ishte edhe z. Maksim Et’hemaj, Drejtor iPërgjithshëm i Autoritetit Shqiptar të Aviacionit Civil, i ciliprezantoi sfidat që lidhen me rritjen e trafikut ajror dhe qasjenstrategjike të Autoritetit ndaj sigurisë në aviacion.
Një nga momentet kryesore të Forumit ishte prezantimi ipublikimit të ri “Aeroportet Rajonale Evropiane dhe Angazhimime Komunitetin”, i cili trajton mënyrat se si aeroportet mund tëndërtojnë marrëdhënie kuptimplota dhe afatgjata me komunitetetpërreth.
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i AeroportitNdërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Mikpritja e këtij Forumi në Tiranë është një mundësi e rëndësishme për të sjellë së bashku profesionistë të aviacionitnga e gjithë Evropa, për të shkëmbyer eksperienca dhe për tëdiskutuar sfidat dhe mundësitë që po formësojnë të ardhmen e aeroporteve rajonale. Bashkëpunimi, inovacioni dhe lidhja e fortë me komunitetet që u shërbejmë janë elemente thelbësorepër zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.”
Dita e dytë e Forumit u fokusua në performancën financiare tëaeroporteve rajonale evropiane, ndikimin e kuadroverregullatore kombëtare dhe të ardhmen e financimit tëaeroporteve. Programi përfundoi me një vizitë në AeroportinNdërkombëtar të Tiranës, ku pjesëmarrësit u njohën më nga afërme operacionet dhe infrastrukturën e aeroportit.
Mikpritja e Forumit në Tiranë forcon më tej rolin e TIA-s nëbashkëpunimin evropian të aviacionit dhe vendos Shqipërinë nëvëmendjen e diskutimeve mbi të ardhmen e aviacionit rajonal.
Lexoni më shumë KËTU!















