Kompozitori Adrian Hila ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje në kuadër të hetimeve lidhur me publikimin dhe shpërndarjen në internet të materialeve intime të disa personazheve VIP.
Hila po pyetet nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike, ndërsa hetimi po fokusohet te mënyra se si materialet kanë përfunduar në rrjet dhe janë shpërndarë më pas.
Gjatë dëshmisë së tij në polici, Hila ka deklaruar se kamerat ishin vendosur për arsye sigurie dhe me qëllim mbrojtjen e pronës. Sipas deklarimit të tij, kamerat ishin instaluar si brenda, ashtu edhe jashtë banesës.
Hila ka deklaruar gjithashtu se kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online, duke mundësuar kontrollimin e tyre në distancë. Sipas tij, kamerat ishin vendosur që në vitin 2022.
Sa i përket publikimit të videove në rrjet, Hila ka deklaruar se ishte vënë në dijeni nga miq të tij të afërt.











