• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Dhuna në ndeshjen Partizani-Tirana, reagon FSHF

10 Shkurt, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit dëshiron të sqarojë opinion publik në lidhje me sjelljen dhe qëndrimin e Policisë së Shtetit në ndeshjen e kategorisë “Abissnet Superiore”, Partizani-Tirana të luajtur në stadiumin “Arena e Demave” të dielën.

Federata ka ndjekur të gjitha procedurat dhe protokollin standard për organizimin e ndeshjes, duke vënë në dijeni përmes shkresave Policinë e Shtetit dhe në bashkëpunim me klubin e Partizanit, që ishte pritës, ka marrë masat përkatëse për sigurinë e ndeshjes dhe me shoqërinë private të sigurisë fizike.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendje se Ligji për Sportin Nr. 105/2020 i ndryshuar në nenin 51 thotë se “ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit”.

Lexo edhe:

‘Nuk ka më eksperimente’ – Sacha Kljestan i Apple TV i bën thirrje Mauricio Pochettino të qëndrojë me grupin e tij kryesor pas kampit të USMNT në Shtator, ndan mendimin mbi MLS-në dhe Luis Suarezin e Inter Miami.

Një lloj tjetër futbolli – Florian Wirtz pranon se po aklimatizohet ende në Premier League me deklaratën shqetësuese se nuk ka ‘asnjë ide’ kur do të shënojë golin e parë për Liverpoolin.

Përveç ligjit për sportin, vitin e kaluar është firmosur një memorandum bashkëpunimi mes Federatës së Futbollit dhe Ministrisë së Brendshme, që e bën të qartë se Policia e Shtetit “merr përsipër ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në stadiumet dhe mjediset sportive”.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me FSHF-në, harton dhe zbaton masa shtesë sigurie për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, spektatorëve dhe palëve të interesuara, nëpërmjet Policisë së Shtetit.

Për t’u kthyer te derbi i të dielës, Policia e Shtetit ka mbërritur me vonesë në stadiumin e Partizanit, duke lënë hapësirë për përplasjen e tifozerive jashtë stadiumit, siç duket qartë pa asnjë plan masash, që zakonisht bëhet publik gjithmonë para ndeshjeve derbi. Madje, Policia nuk mori përsipër fillimisht për të shoqëruar ekipin e Tiranës drejt stadiumit, gjë që solli edhe shtyrjen e ndeshjes me 30 minuta.

Siç u pa, në momentin që forcat e policisë erdhën në stadium dhe morën kontrollin e situatës, duke bërë detyrën e tyre, nuk pati incidente mes tifozëve. Gjithashtu, u konfirmua se stadiumi i Partizanit është i përshtatshëm për të pritur ndeshje të këtij niveli dhe mjafton që policia të kryejë detyrën e vet funksionale që ia ngarkon ligji për të siguruar rendin në mjediset sportive.

Federata shpreh keqardhje për incidentet dhe për lëndimin e disa tifozëve dhe efektivëve të policisë, por thekson se këto incidente erdhën si pasojë e mungesës së përgjegjësisë nga ana e zyrtarëve të policisë.

Ky në fakt nuk është rasti i parë kur Policia e Shtetit refuzon të bëjë detyrën dhe të bashkëpunojë me klubet dhe Federatën, pasi edhe në raste të tjera nuk ka pranuar të marrë përsipër sigurinë e ndeshjeve për arsye të pabazuara. Dhe pavarësisht se përmes shkresave kanë refuzuar të bëjë detyrën, sërish efektivët e Policisë së Shtetit janë paraqitur para ndeshjeve dhe kanë marrë kontrollin e rendit dhe sigurisë.

Federata është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe garave sportive. Por nëse kjo lloj qasjeje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, Federata është e detyruar të rishikojë qëndrimin e saj dhe të marrë masa ekstreme deri në pezullimin e garave kombëtare të futbollit për një afat të pacaktuar.

Nga Kategoria

Sporti

‘Nuk ka më eksperimente’ – Sacha Kljestan i Apple TV i bën thirrje Mauricio Pochettino të qëndrojë me grupin e tij kryesor pas kampit të USMNT në Shtator, ndan mendimin mbi MLS-në dhe Luis Suarezin e Inter Miami.

10 Shtator, 2025
Sporti

Një lloj tjetër futbolli – Florian Wirtz pranon se po aklimatizohet ende në Premier League me deklaratën shqetësuese se nuk ka ‘asnjë ide’ kur do të shënojë golin e parë për Liverpoolin.

10 Shtator, 2025
Sporti

Andre Onana i quajtur “portieri më i keq në jetë” pas gabimit fatkeq që kontribuoi në humbjen e Kamerunit ndaj Kapes Verdes në kualifikimet për Kupën e Botës.

10 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

‘Nuk ka më eksperimente’ – Sacha Kljestan i Apple TV i bën thirrje Mauricio Pochettino të qëndrojë me grupin e tij kryesor pas kampit të USMNT në Shtator, ndan mendimin mbi MLS-në dhe Luis Suarezin e Inter Miami.

10 Shtator, 2025

I dënuar në Itali me mbi 8 vite burg, arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari nga Bulqiza

10 Shtator, 2025
Arrestohet një person nga Prokuroria e Kukësit për ndërtimin e 8 objekteve pa leje dhe një pishinë brenda rrethimit të shtëpisë.

Arrestohet një person nga Prokuroria e Kukësit për ndërtimin e 8 objekteve pa leje dhe një pishinë brenda rrethimit të shtëpisë.

10 Shtator, 2025

Masakra në Shkodër! Pas dëshmisë së Erogen Brajoviç, hetuesit do marrin në pyetje kamerieren

10 Shtator, 2025

Një lloj tjetër futbolli – Florian Wirtz pranon se po aklimatizohet ende në Premier League me deklaratën shqetësuese se nuk ka ‘asnjë ide’ kur do të shënojë golin e parë për Liverpoolin.

10 Shtator, 2025
Aktorja e njohur nga “La Casa de Papel” është në pritje të një fëmije.

Aktorja e njohur nga “La Casa de Papel” është në pritje të një fëmije.

10 Shtator, 2025

Dronët rusë “pushtuan” hapësirën polake, NATO “e zemëruar” me Rusinë dhe lëshon avionët luftarakë, mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave

10 Shtator, 2025

Çfarë është sëmundja parazitare Chagas dhe si ndikon ajo në shëndet?

10 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.