Interi po studion me kujdes profilin e Curtis Jones, një lojtar që mund t’i ofrojë skuadrës shumë më tepër sesa vetëm një rol në mesfushë.
Anglezi i Liverpoolit është përdorur në disa pozicione gjatë karrierës së tij dhe sezonin e kaluar Arne Slot e aktivizoi në nëntë raste si mbrojtës i djathtë. Pikërisht kjo aftësi për t’u përshtatur në role të ndryshme po e bën edhe më interesant për zikaltërit.
Pozicioni i tij natyral mbetet mesfusha, ku mund të japë cilësi, teknikë dhe vertikalitet, por në raste nevoje Jones mund të mbulojë edhe krahun e djathtë të mbrojtjes.
Slot e ka vlerësuar publikisht për personalitetin dhe guximin në lojë, ndërsa te Interi ai shihet si një profil që mund t’i japë më shumë fleksibilitet skuadrës.











