Një aksident rrugor ka ndodhur sot më 23 shtator në aksin Bulqizë-Krastë.
Një mjet tip fouristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Policia dha detaje për ngjarjen.
“Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Bulqizë–Krastë, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi A. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftojnë uniformat blu.
Aksi rrugor Bulqizë-Krastë vazhdon të jetë një segment problematik, sa i përket aksidenteve rrugore.”











