Janë zbuluar mesazhe midis Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për të cilat SPAK thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit.
Në një mesazh Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”, raporton Report tv.
Në një mesazh 4 ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit: “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt…do ia hedhim…problemi është koha.”











