Kombëtarja shqiptare vijon punën për katër ndeshjet e ardhshme të UEFA Nations League, teksa këtë pasdite zhvilloi seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.
Trajneri Maran kishte në dispozicion të gjithë 28 lojtarët e grumbulluar. Seanca nisi me ushtrime në palestër dhe më pas skuadra kaloi në fushë, ku puna u përqendrua kryesisht te skemat dhe detyrat taktike.
Kuqezinjtë do të vazhdojnë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa stafi teknik synon ta ketë skuadrën në gjendjen optimale për sfidat e Nations League.
Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 12:00, dy futbollistë të Kombëtares do të dalin përpara mediave në konferencën për shtyp.











