Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Sarandë.
Mësohet se një person është vrarë me armë zjarri.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe një kalimtar, i cili është transportuar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











