90 steka cigare kontrabandë janë zbuluar në një autobus të linjës Tiranë–Athinë gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas raportimeve në media, cigaret janë gjetur të fshehura në hapësira të mbyllura të autobusit, në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit doganor.
Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur po ashtu disa çanta me veshje, për të cilat nuk disponoheshin faturat e blerjes dhe dokumentet përkatëse të zhdoganimit.
Për rastin, policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të autobusit dhe një personi tjetër përgjegjës për mjetin, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet publik.











