Edi Rama është pritur me protesta nga qytetarët e Vlorës të cilët janë mbledhur para Pallatit të Kulturës në Vlorë, aty ku ndodhet kryeministri për një takim për reformën territoriale.
Ata kanë shprehur pakënaqësi për problematikat me të cilat përballen dhe kanë kërkuar që të dëgjohen drejtpërdrejt nga Rama. Një prej protestuesve, banor i fshatit Matogjin, tha se kishte ardhur nga Italia për të zgjidhur një problem me dokumentacionin, por sipas tij ishte sorollatur disa herë mes institucioneve.
Më tej, qytetari ngriti shqetësimin për një certifikatë të ujësjellësit, duke pretenduar se është detyruar të udhëtojë disa herë nga Selenica drejt Vlorës për të marrë dokumentin.
“Nuk është në rregull fare. Doni të na impononi si doni ju. Jo do të them atë që ndjej. Dua takim me kryeministrin. Nuk më lënë brenda. Jam banor i fshatit Matogjin. Vij nga Italia kërkoj të drejtat e mija por sorollatem nëpër Vlorë. Sepse tall b… një Selenicë. Kam ardhur 6 herë me taksi nga Selenica për një çertifikatë ujësjellësi. Se ai i bashkisë nuk ma jep. Ky tjetri kërkon 80 mijë lekë,” shprehet qytetari.











