• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Deklarata/ Bllokimi i pagave, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Nuk mund të pritet miratimi i një ligji të ri, ekzekutimi duhet të jetë i menjëhershëm

5 Shtator, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve, në një deklaratë të përbashkët kanë kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve, duke kundërshtuar mënyrën se si institucionet po justifikojnë bllokimin e tyre.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë të përbashkët, tre organizatat theksojnë se Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore lidhur me pagat. Sipas tyre, pas përfundimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP kanë marrë vendime për llogaritjen e pagave, në përputhje me mekanizmin e përcaktuar nga Kushtetuesja.

Gjyqtarët dhe prokurorët ngrenë pikëpyetje mbi kërkesën e Ministrisë së Financave për përdorimin e formulës së mëparshme të pagave, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka pranuar se kjo formulë është tashmë e shfuqizuar.

Lexo edhe:

‘Nuk është aventurë verore’, 20 vite diferencë në moshë, i riu rrëfen lidhjen me vajzën e Brigitte Macron: Jemi të dashuruar, kemi plane për të ardhmen

Begaj në 245-vjetorin e Teqesë së Frashërit: Pelegrinazhi është një udhëtim në rrënjët e identitetit tonë

Ata argumentojnë se pagat nuk mund të mbeten peng i miratimit të një ligji të ri dhe se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Organizatat kërkojnë gjithashtu respektimin dhe ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, si dhe që çdo ndryshim i ardhshëm ligjor të mos sjellë një situatë më të pafavorshme për magjistratët sesa standardi i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

DEKLARATA E PLOTË: “Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve shprehin shqetësimin e tyre të thellë për vijimin e mosekzekutimit të pagave të magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë dhe të personelit të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë, si dhe për mënyrën se si po justifikohet kjo situatë nga institucionet përgjegjëse. Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe jo thjesht për depozitimin e nismave për ndryshime të tilla.

Në paragrafin 110 të vendimit nr. 15/2026, Gjykata parashikoi shprehimisht edhe situatën e mosveprimit të Kuvendit, duke referuar mekanizmin e llogaritjes te funksionari i administratës së lartë publike. Pas përfundimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP kanë marrë vendimet përkatëse për konkretizimin e llogaritjes së pagave. KLGJ dhe KLP nuk kanë marrë kompetencën e Kuvendit për të bërë politikë pagash, ata kanë konkretizuar pasojat e një vendimi kushtetues pasi afati i vendosur për ligjvënësin kishte përfunduar.

Pas bllokimit të paprecedentë të pagesave të përllogaritura sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ministri i Financave i ka kërkuar zyrtarisht KLGJ-së dhe KLP-së që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesat e llogaritura sipas formulës së mëparshme. Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë ka pranuar publikisht sot se kjo formulë është tashmë shfuqizuar dhe se për plotësimin e këtij “boshllëku” duhet të ndërhyjë Kuvendi.

Këtu qëndron një kontradiktë që nuk mund të anashkalohet: nëse formula e vjetër është shfuqizuar, mbi çfarë baze ligjore kërkohet nga KLGJ dhe KLP që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesa të llogaritura pikërisht mbi atë formulë? Situata është mëse e qartë. Pas datës 31 korrik 2026, nuk mund të kërkohet zbatimi i një formule që Këshilli i Ministrave, përmes Ministrit të Drejtësisë, pranon publikisht se nuk është më në fuqi, ndërkohë që të lihet pa zbatuar mekanizmi i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Po aq e rëndësishme është se vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë nuk janë goditur gjyqësisht, janë akte në fuqi dhe duhet të respektohen e të ekzekutohen nga institucionet përgjegjëse. Edhe nisma e re ligjvënëse e depozituar nga dy deputetë të Kuvendit duhet të vlerësohet me shumë seriozitet, si për faktin se ndryshimet ligjore kërkohen të miratohen dukshëm pas përfundimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe për përmbajtjen e projektligjit.

Kjo nismë nuk mund të përdoret për të justifikuar bllokimin e pagave sot. Ekzekutimi i pagave të magjistratëve nuk mund të mbetet peng i pritjes për një ligj të ri, apo i mosveprimit të Kuvendit. Ndryshimi ligjor që Kuvendi duhej të miratonte deri më 31 korrik 2026 ishte detyrim për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo një kusht nga i cili varej pafundësisht hyrja në fuqi e efekteve 1 të tij. Vetë Gjykata përcaktoi se efektet e shfuqizimit hynin në fuqi, në çdo rast, jo më vonë se 31.07.2026, dhe parashikoi mekanizmin konkret që do të zbatohej në rast mosveprimi të Kuvendit.

Prandaj, pretendimi se pas 31 korrikut duhet të pritet sërish miratimi i ligjit do të thotë t’i jepet Kuvendit, përmes mosveprimit të tij, fuqia për të shtyrë një afat të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në një veto faktike ndaj efekteve të një vendimi kushtetues. Nëse pranohet që mosveprimi i një pushteti mund të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, atëherë vihet në diskutim vetë autoriteti i Kushtetutës.

Për këto arsye, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë:

– Ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve dhe jo kushtëzimin e tyre me miratimin e një ligji të ri;

– Që Ministria e Financave të sqarojë se mbi çfarë baze ligjore kërkon zbatimin e një formule që tashmë pranohet se është shfuqizuar;

– Respektimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e mekanizmit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për periudhën pas 31 korrikut 2026;

– Ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë janë akte në fuqi;

– Që çdo ndërhyrje ligjore e Kuvendit duhet, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok, të mos prodhojë një rezultat më të pafavorshëm se standardi i vendosur tashmë nga Gjykata Kushtetuese”.

Nga Kategoria

Bota

‘Nuk është aventurë verore’, 20 vite diferencë në moshë, i riu rrëfen lidhjen me vajzën e Brigitte Macron: Jemi të dashuruar, kemi plane për të ardhmen

5 Shtator, 2026
Aktualitet

Begaj në 245-vjetorin e Teqesë së Frashërit: Pelegrinazhi është një udhëtim në rrënjët e identitetit tonë

5 Shtator, 2026
Kryesore

Rama tha se KLGJ e KLP janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, Bardhi: Erdhi si pasojë e jotja për të kontrolluar të gjitha pushtetet

5 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Deklarata/ Bllokimi i pagave, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Nuk mund të pritet miratimi i një ligji të ri, ekzekutimi duhet të jetë i menjëhershëm

5 Shtator, 2026

‘Nuk është aventurë verore’, 20 vite diferencë në moshë, i riu rrëfen lidhjen me vajzën e Brigitte Macron: Jemi të dashuruar, kemi plane për të ardhmen

5 Shtator, 2026

Përmbysje e çmendur në San Siro, Lautaro hero i Interit ndaj Napolit

5 Shtator, 2026

Begaj në 245-vjetorin e Teqesë së Frashërit: Pelegrinazhi është një udhëtim në rrënjët e identitetit tonë

5 Shtator, 2026

Rama tha se KLGJ e KLP janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, Bardhi: Erdhi si pasojë e jotja për të kontrolluar të gjitha pushtetet

5 Shtator, 2026

Vizita e Sali Berishës në SHBA – Ndryshon vendi i takimit me komunitetin shqiptar, ja ku do të mbahet aktiviteti

5 Shtator, 2026

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VIDEO)

5 Shtator, 2026

Bilbao shkatërron Atlético Madridin 3-0, Simeone pëson humbje të rëndë në San Mamés

5 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.