Barcelona ka mbyllur një merkato shumë aktive, me rreth 175 milionë euro të investuara në përforcime. Strategjia e drejtorit sportiv Deco ka qenë të përmirësojë ndjeshëm skuadrën tani, duke pasur parasysh vështirësitë financiare që mund të sjellë rikthimi i përkohshëm në “Lluís Companys” gjatë sezonit 2027/28.
Mes afrimeve kryesore janë Anthony Gordon për 70 milionë euro plus bonuse, Rodri për 60 milionë, Karim Adeyemi për 22 milionë dhe Gabriel Jesus për 10 milionë, ndërsa João Cancelo erdhi me parametra zero.
Në të njëjtën kohë, Barcelona ka arkëtuar mbi 100 milionë euro nga largimet. Shitja më e madhe ishte ajo e Ferran Torres te PSG për 48.5 milionë euro, ndërsa klubi ka siguruar të ardhura edhe nga disa lojtarë të formuar në La Masia.
Ideja e drejtuesve është që pjesa më e madhe e punës të jetë bërë këtë verë, në mënyrë që merkatoja e ardhshme të kërkojë vetëm ndërhyrje të vogla dhe të mos rëndojë më tej situatën financiare të klubit.











