• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Nga misionet në Afrikë te ndërmjetësimi në Ukrainë, kush është ambasadorja e re e BE-së që mbërrin në Tiranë

2 Shtator, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se diplomatja portugeze do të dorëzojë ditën e sotme kredencialet te presidenti Bajram Begaj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Moreira de Sousa merr zyrtarisht detyrën në Tiranë duke zëvendësuar italianin Silvio Gonzato, i cili ka drejtuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri gjatë viteve të fundit.

Diplomatja portugeze vjen në këtë detyrë me një karrierë të gjatë në institucionet evropiane dhe në diplomacinë ndërkombëtare. Përpara emërimit në Tiranë, ajo ka shërbyer si Shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali, një pozicion që e mori në shtator të vitit 2021.

Lexo edhe:

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

Policia nxjerr në rrugë motorët 4 rrotësh për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Më herët, Moreira de Sousa ka mbajtur detyrën e Ambasadore së Bashkimit Evropian dhe Shefe e Delegacionit të BE-së në Republikën e Kepit të Gjelbër, ku shërbeu për një mandat katërvjeçar.

Një karrierë e gjatë në diplomacinë evropiane, kush është Sofia Moreira de Sousa: 

Sofia Moreira de Sousa ka një përvojë të gjerë në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Përpara mandatit në Kepin e Gjelbër, ajo ishte zëvendëskryetare e Delegacionit të BE-së në Republikën e Afrikës së Jugut.

Deri në vitin 2014, ajo ka shërbyer si këshilltare e lartë e zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkimit Evropian dhe anëtare e një strukture që merrej me negociatat me Iranin dhe marrëdhëniet e BE-së me Partnerët Lindorë.

Më herët, ajo ka qenë zëvendëskryetare e një njësie në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, ku ishte e angazhuar në koordinimin e politikave, përgatitjen e takimeve të Këshillit të Punëve të Jashtme dhe hartimin e udhëzimeve politike për delegacionet e BE-së në vende të ndryshme të botës.

Nga viti 2009 deri në vitin 2011, Moreira de Sousa shërbeu si këshilltare politike në Delegacionin e BE-së pranë Bashkimit Afrikan në Addis Ababa, ku ndoqi nga afër proceset e integrimit rajonal në Afrikë dhe zbatimin e partneritetit strategjik BE-Afrikë.

Përpara kësaj detyre, ajo ishte e angazhuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Portugalisë në Lisbonë, veçanërisht në përgatitjen dhe ndjekjen e Samitit BE-Afrikë të vitit 2007 dhe në procesin e krijimit të partneritetit BE-Afrikë.

Në vitet 2005-2006, Moreira de Sousa ka qenë këshilltare e lartë e Përfaqësuesit Special të BE-së për Kaukazin, duke udhëtuar gjerësisht në rajon. Ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2007 ka qenë pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Javier Solana, ku është marrë me marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Rusinë dhe Ukrainën.

Në këtë periudhë, ajo ishte pjesë edhe e ekipit evropian të përfshirë në përpjekjet për ndërmjetësimin e krizës politike që pasoi Revolucionin Portokalli në Ukrainë në vitin 2004.

Karriera e Moreira de Sousës ka nisur jashtë strukturave klasike diplomatike. Në fillimet e saj profesionale, ajo ka punuar në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ku është marrë me aspektet e jashtme të programit të navigimit satelitor Galileo.

Ajo ka punuar gjithashtu si drejtoreshë kursesh në Akademinë e Drejtësisë Evropiane në Trier të Gjermanisë, ku ishte përgjegjëse për programet e trajnimit të gjyqtarëve dhe magjistratëve mbi të drejtën dhe jurisprudencën evropiane.

Përpara angazhimit në institucionet evropiane, Moreira de Sousa ka punuar për dy vjet në një studio ligjore në qytetin e saj të lindjes, Porto, në Portugali.

Ajo ka studiuar drejtësi në Portugali dhe zotëron një diplomë LLM në të Drejtë Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Hamburgut në Gjermani.

Nga Kategoria

Kryesore

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Policia nxjerr në rrugë motorët 4 rrotësh për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Si bëri autogol Sara Mila?! Në skemë drejtori i burgut të Peqinit me 4 mijë bimë kanabis

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

12 Nëntor, 2026

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

12 Nëntor, 2026

Kuqezinjtë ndezin “Air Albania”! Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun

12 Nëntor, 2026

Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

12 Nëntor, 2026

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

12 Nëntor, 2026

Gara për rolin e James Bond zhvillohet publikisht, disa aktorë të njohur në garë për 007

12 Nëntor, 2026

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

12 Nëntor, 2026

Nvidia është në qendër të ekonomisë së inteligjencës artificiale. Çfarë ndodh tani?

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.