Një celular është vjedhur në Rrugën e Dibrës në Tiranë.
Në pamjet e siguruara, personi që dyshohet se ka marrë telefonin shihet qartë teksa e merr dhe largohet nga vendi.
Pronari i celularit i bën thirrje personit që ta kthejë vetë telefonin aty ku e mori, duke i kërkuar që çështja të zgjidhet pa pasoja të tjera.











