• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Denoncoi lidhjet e tij me Ramën, vdes papritu ish-e dashura e Charles McGonigal

31 Gusht, 2026
tek Bota, Ekstra, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-e dashura e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal ka ndërruar jetë papritur në shtëpinë e saj në Florida.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Daily Mail” shkruan se Allison Guerriero, 52 vjeç, ndërroi jetë disa orë pasi kishte bërë 75 postime në rrjetin social “X”. Aty ishte edhe një video të saj duke ecur në rrugë ndërsa në një tjetër deklaronte: “E urrej FBI-në”.

Deklaratat e saj ishin pjesë e fushatës së saj të paepur disavjeçare, në mediat sociale, kundër 58-vjeçarit të martuar McGonigal dhe kundër figurave të tjera të larta në këtë agjenci.

Lexo edhe:

Gara për rolin e James Bond zhvillohet publikisht, disa aktorë të njohur në garë për 007

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

Guerriero, një mikeshë e ngushtë e ish-kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani ndërroi jetë mbrëmjen e 27 gushtit, sipas babait të saj 80-vjeçar, Billit.

Ajo kishte pasur një lidhje 18-mujore me McGonigal, ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Pas zbulimit të tij ajo ndihmoi hetuesit të zbulonin krimet e tij, përfshirë edhe një punë të fshehtë që ai bënte për oligarkun rus Oleg Deripaska.

McGonigal po vuan një dënim me 6 vjet e 6 muaj në burg federal, por Guerriero këmbënguli gjithmonë se ai duhet të merrte një dënim më të ashpër.

Ajo kishte përmendur në dëshmitë e saj edhe raportet e McGonigal me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në një intervistë për Euronews Albania, Guerriero tha se McGonigal kishte një marrëdhënie të veçantë me kreun e qeverisë shqiptare. 

“Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama, por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit. Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin. Charli e ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë. 

Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjent i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. 

Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në New York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte. Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë” – tha ajo në atë kohë.

Ditën e vdekjes së saj, ajo postoi një video-selfie duke shëtitur në Boynton Beach, Florida, duke thënë: “Hej, mirëmëngjes të gjithëve. Miq dhe armiq… sigurisht që jam në mes të gjithë çrregullimit tim post-traumatik të stresit (PTSD) që nga 11 shtatori, por në fakt po marr frymë me lehtësim të madh…”

Babai i saj i tha Daily Mail se ende nuk i është thënë shkaku i vdekjes apo rrethanat. “Nuk e dimë ende. Po presim të kemi qasje në raportin e autopsisë. Besoj se do të lëshojnë një certifikatë vdekjeje brenda ditës tjetër, në mënyrë që ta çojmë në shtëpi dhe ta varrosim”, tha ai. 

“Mund të ketë qenë një aksident. Mund të ketë rrëshqitur. Mund të ketë qenë çdo gjë. Po presim certifikatën e vdekjes që të dimë se çfarë ka ndodhur” – tha ai. 

Një zëdhënës i policisë i tha Daily Mail se “Nuk duket të ketë shenja të ndonjë vepre të paligjshme në këtë moment”, por hetimi është duke vazhduar. Nuk përjashtohet as mundësia e vetëvrasjes apo dhe e një krimi. Njëri prej miqve të saj i tha Daily Mail: “Ajo kërcënohej shumë nga njerëzit në internet për pikëpamjet e saj. Ajo sigurisht që kishte armiq.”/ Marrë nga LAPSI.al

Nga Kategoria

Showbiz

Gara për rolin e James Bond zhvillohet publikisht, disa aktorë të njohur në garë për 007

12 Nëntor, 2026
Bota

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

12 Nëntor, 2026
Analizë

Nvidia është në qendër të ekonomisë së inteligjencës artificiale. Çfarë ndodh tani?

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

12 Nëntor, 2026

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

12 Nëntor, 2026

Kuqezinjtë ndezin “Air Albania”! Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun

12 Nëntor, 2026

Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

12 Nëntor, 2026

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

12 Nëntor, 2026

Gara për rolin e James Bond zhvillohet publikisht, disa aktorë të njohur në garë për 007

12 Nëntor, 2026

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

12 Nëntor, 2026

Nvidia është në qendër të ekonomisë së inteligjencës artificiale. Çfarë ndodh tani?

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.