Chelsea po shqyrton mundësinë e transferimit të Emiliano Martínez nga Aston Villa, ndërsa klubi londinez ka kontaktuar përfaqësuesit e portierit argjentinas.
33-vjeçari mund të largohet nga Villa pas afrimit të Zion Suzuki nga Parma për rreth 30 milionë paund, lëvizje që ka shtuar zërat për të ardhmen e kampionit të botës.
Interesi i Chelsea lidhet edhe me pasiguritë rreth Robert Sánchez, i cili pati disa momente të pasigurta në fitoren 3-2 ndaj Fulham në Premier League.
Juventus kishte tentuar më herët transferimin e Martínez, por marrëveshja dështoi për shkak të shqetësimeve lidhur me një dëmtim në gisht.
Chelsea dhe Aston Villa kanë bërë disa operacione mes tyre këtë verë, ndaj një marrëveshje e re mes dy klubeve mbetet e mundshme.











