Xavi Hernández është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Holandës, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Federata holandeze kishte tentuar më parë Pep Guardiolën dhe Arne Slot, por të dy refuzuan mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares. Megjithatë, Xavi e ka marrë me sportivitet faktin që ishte alternativa e tretë.
“Nuk është keq të jesh pas Guardiolës dhe Slot, të paktën jam në podium”, tha ai me humor. “Nuk më intereson nëse isha zgjedhja e tretë apo e dhjetë. Për mua është një nder i madh të drejtoj Holandën.”
Ish-trajneri i Barcelonës theksoi se është shumë i tërhequr nga identiteti futbollistik holandez dhe se synimi i tij është që skuadra të luajë futboll të bukur dhe të bëjë krenarë tifozët.











