Kontrollet e kryera në IEVP 313 në Tiranë kanë çuar në zbulimin e lëndëve narkotike brenda ambienteve të institucionit.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash. Lënda narkotike është zbuluar e fshehur brenda ushqimit që një familjar kishte sjellë për një person të dyshuar për veprën penale të vrasjes, të paraburgosurit Oltjon Asllani.
Ndërkohë autoritetet vijojnë verifikimet dhe kontrollet.











