Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Anton Deda u kap nga blutë pak pasi kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës.
Sipas hetimeve 62-vjeçari që rezulton me precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme, në ditët e mëparshme kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri.
Si pasojë e zjarreve në këtë zonë janë djegur një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon ende operacioni o shërbimit zjarrfikës për shuarjen e plotë të vatrave.











