• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

5 Shkurt, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën dhe se do t’i tërheqë mijëra pjesëtarë të stafit që punojnë jashtë vendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Të premten, më 7 shkurt, të gjithë punonjësit me kontratë të USAID-it do të pezullohen në gjithë botën”, thuhet në një njoftim në uebsajtin e USAID-it, i cili ka qenë jashtë funksionit prej fundjavës së kaluar.

Forca punëtore e USAID numëron më shumë se 10.000 persona. Rreth dy e treta e stafit shërben jashtë vendit, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit (CRS). Agjencia ka më shumë se 60 misione kombëtare dhe rajonale. USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

Lexo edhe:

Zelensky i fortë i thotë BBC-së se Putini ka nisur Luftën e Tretë Botërore dhe duhet ndalur.

BE kërkon që Trump të përmbushë angazhimet tregtare pas bllokimit të taksave Komisioni Evropian i kërkoi SHBA-së të respektojë angazhimet e saj tregtare pasi Gjykata e Lartë anuloi disa nga taksat e Trumpit. Një ligjvënës i lartë i BE-së ka vendosur gjithashtu të pezullohet ratifikimi i marrëveshjes tregtare BE-SHBA të vitit të kaluar.

Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Për stafin e USAID jashtë vendit, Uashingtoni është duke e përgatitur një plan në koordinim me Departamentin e Shtetit dhe do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit të personelit për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara brenda 30 ditësh, thuhet në njoftim.

Udhëheqësia e USAID-it do të shqyrtojë bërjen e përjashtimeve bazuar në vështirësitë personale ose shqetësimet mbi lëvizshmërinë dhe sigurinë, sipas njoftimit. Në njoftim u theksua se personeli thelbësor që pritet ta vazhdojë punën do të njoftohet nga udhëheqësia e agjencisë deri të enjten, 6 shkurt.

“Faleminderit për shërbimin tuaj”, u tha në fund të njoftimit.

Presidenti Trump synon ta bashkojë USAID-in, agjencinë kryesore humanitare të Uashingtonit që ndan miliarda dollarë ndihma jashtë vendit, me Departamentin e Shtetit, si dhe ta shpërbëjë atë si ent të pavarur. Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tha gazetarëve se ai tani është administrator në detyrë i USAID-it, duke theksuar se kjo agjenci “nuk përgjigjet fare” dhe duke e akuzuar stafin atje se është “i papërgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta” në lidhje me programet.

Ai e njoftoi Kongresin në një letër për riorganizimin e agjencisë, duke thënë se disa pjesë të USAID-it mund t’i bashkohen Departamentit të Shtetit, ndërsa pjesët e mbetur mund të zhbëhen. Por, meqenëse Kongresi e themeloi USAID-in si një institucion të pavarur brenda degës ekzekutive, presidenti nuk e ka autoritetin ta shfuqizojë atë pa autorizimin e Kongresit, sipas një raporti të CRS-së këtë javë. Qindra programe të USAID-it, që ofrojnë ndihmë jetike në mbarë botën, u ndalën pasi Trumpi, më 20 janar, urdhëroi ngrirjen e shumicës së ndihmës amerikane, duke thënë se ai dëshiron të sigurohet që ajo të jetë në përputhje me politikën e tij të jashtme.

Ai i ngarkoi miliarderin Elon Musk, i cili pretendoi se USAID-i është organizatë “kriminale”, me detyrën për ta tkurrur agjencinë. Në vitin fiskal 2023, Shtetet e Bashkuara i ndanë 72 miliardë dollarë ndihmë në mbarë botën për shumëçka, nga shëndeti i grave në zonat e konfliktit, te qasja në ujë të pastër, trajtimet për HIV/AIDS, siguria energjetike dhe puna kundër korrupsionit. Financimi, më pak se 1% e buxhetit total të Shteteve të Bashkuara, është thelbësor për përpjekjet e Uashingtonit për të ndërtuar aleanca në mbarë botën, për të forcuar diplomacinë e tij dhe për të kundërshtuar ndikimin e kundërshtarëve si Kina dhe Rusia në vendet në zhvillim./ REL

Tags: USAID

Nga Kategoria

Bota

Zelensky i fortë i thotë BBC-së se Putini ka nisur Luftën e Tretë Botërore dhe duhet ndalur.

23 Shkurt, 2026
Bota

BE kërkon që Trump të përmbushë angazhimet tregtare pas bllokimit të taksave Komisioni Evropian i kërkoi SHBA-së të respektojë angazhimet e saj tregtare pasi Gjykata e Lartë anuloi disa nga taksat e Trumpit. Një ligjvënës i lartë i BE-së ka vendosur gjithashtu të pezullohet ratifikimi i marrëveshjes tregtare BE-SHBA të vitit të kaluar.

23 Shkurt, 2026
Bota

Njeriu i armatosur vritet pas hyrjes në perimetrin e sigurt të rezidencës së Trumpit, thotë Shërbimi Sekret. Sipas oficerëve, i dyshuari kishte një armë dhe një kanister me karburant kur u qëllua, ndërsa Trump ndodhej në Washington DC në atë moment.

23 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Slot pranon se kishte një paraqitje “më të keqe” në fitoren me fat ndaj Forestit

23 Shkurt, 2026

Gazetari Sokol Balla në SPAK!

23 Shkurt, 2026
Tërmetet e paqëndrueshme, ARRSH bën njoftimin për rrugën Përrenjas-Librazhd: Do të realizohet një rivlerësim gjeologjik.

Tërmetet e paqëndrueshme, ARRSH bën njoftimin për rrugën Përrenjas-Librazhd: Do të realizohet një rivlerësim gjeologjik.

23 Shkurt, 2026

Zelensky i fortë i thotë BBC-së se Putini ka nisur Luftën e Tretë Botërore dhe duhet ndalur.

23 Shkurt, 2026

BE kërkon që Trump të përmbushë angazhimet tregtare pas bllokimit të taksave Komisioni Evropian i kërkoi SHBA-së të respektojë angazhimet e saj tregtare pasi Gjykata e Lartë anuloi disa nga taksat e Trumpit. Një ligjvënës i lartë i BE-së ka vendosur gjithashtu të pezullohet ratifikimi i marrëveshjes tregtare BE-SHBA të vitit të kaluar.

23 Shkurt, 2026
Arrestohen dy të rinjtë në Shkodër pasi sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak

Arrestohen dy të rinjtë në Shkodër pasi sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak

23 Shkurt, 2026

Njeriu i armatosur vritet pas hyrjes në perimetrin e sigurt të rezidencës së Trumpit, thotë Shërbimi Sekret. Sipas oficerëve, i dyshuari kishte një armë dhe një kanister me karburant kur u qëllua, ndërsa Trump ndodhej në Washington DC në atë moment.

23 Shkurt, 2026

Prej ditësh rruga e bllokuar nga shembjet dhe rrëshqitjet, Rama fluturon me helikopter për të shkuar në Korçë

23 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In