Policia e Himarës ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë në Porto Palermo, ku një skaf shpërtheu në flakë.
Policia sqaron se nga shpërthimi u plagosën 4 persona, të cilët po riparonin motorin e skafit. Në njoftim bëhet me dije gjithashtu se të plagosurit kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me benzinën e motorit.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










