Një shumë prej rreth 86 mijë eurosh është gjetur e fshehur brenda mobiljeve të hedhura në rrugë në Itali.
Paratë u zbuluan nga një person që po kontrollonte mobiljet e nxjerra për t’u hedhur. Menjëherë pas gjetjes nisi një debat për pronësinë e shumës dhe se kujt i takonin paratë.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe diskutimeve mes palëve, është arritur një marrëveshje për ndarjen e shumës.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në Itali, për shkak të mënyrës së pazakontë se si u gjetën paratë dhe konfliktit që pasoi mes personave të përfshirë.











