Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se do të shterojë ujin ndaj Kosovës.
Berisha e cilëson këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, duke e konsideruar një sinjal alarmi për gjithë rajonin.
Sipas tij, deklarata e Vuçiçit është një “kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik”, që dëshmon urrejtjen e Vucic ndaj shqiptarëve.
Berisha akuzoi Vuçiçin se është i aftë të përdorë edhe etjen si “armë genocidale” kundër Kosovës.
“Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë planifikon përdorimin e etjes si armë ndaj shqiptarëve”, u shpreh Berisha ndër të tjera.











