Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan.
Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, përplasja mes dy automjeteve ka qenë e fortë dhe mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll trafikun e mjeteve. Gjithashtu po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Qarkullimi mësohet se është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.











