Liverpooli po përgatit një ofertë të re për Bradley Barcolan, ndërsa klubi anglez është gati të vendosë në tavolinë rreth 115 milionë euro.
Sipas “L’Équipe”, PSG pritet ta refuzojë edhe këtë propozim, pasi drejtuesit parizienë kërkojnë mbi 150 milionë euro, pa përfshirë bonuset.
Megjithatë, situata e sulmuesit francez ka ndryshuar pasi ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, e cila skadon në vitin 2028. Kjo ka bërë që PSG të mos e konsiderojë më plotësisht të pashitshëm.
Barcola ka realizuar 39 gola dhe 35 asistime në 152 paraqitje me PSG-në, por konkurrenca në sulm është rritur ndjeshëm me Dembélé, Kvaratskhelia, Doué dhe Akliouche.
Liverpooli ndërkohë kërkon një përforcim të madh pas largimit të Mohamed Salah, ndërsa Cody Gakpo po ndiqet nga Tottenhami.











