Zjarri i rënë paraditen e kësaj të hëne në malin e Matomares, në bashkinë Finiq, vijon të përhapet me shpejtësi si pasojë e erërave të forta, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi.
Flakët kanë avancuar drejt territorit të bashkisë Delvinë, në afërsi të fshatit Vllahat, ndërsa situata mbetet shqetësuese edhe në zonën e Finiqit.
Sipas informacioneve nga bashkitë Finiq dhe Delvinë, është kërkuar ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në vënien nën kontroll të zjarrit.
Sipas raportimeve, aktualisht, flakët po rrezikojnë banesat në fshatrat Mesopotam dhe Kostar. Megjithatë, deri në këto momente nuk raportohen dëme në banesa apo rrezik për jetën e banorëve.











