• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Bota e futbollit në zi! Ndërron jetë legjenda e Milanit, Franco Baresi

31 Korrik, 2026
tek Lajme, Sport, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të Franco Baresit, një prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e futbollit italian dhe ikonë e padiskutueshme e Milanit. Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lajmi u konfirmua nga vetë Milani përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku klubi i dha lamtumirën një prej figurave më të rëndësishme të historisë së tij.

“Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit. Shembulli, karakteri dhe vlerat e tij do të mbeten përgjithmonë, ashtu si fanella me numrin 6, pjesë e ADN-së dhe historisë së klubit. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tij dhe për të gjithë tifozët kuqezi në këtë moment të dhimbshëm”, thuhet në mesazhin e klubit.

Lexo edhe:

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 1997, Milani vendosi të tërhiqte përgjithmonë fanellën me numrin 6, në nder të kapitenit të tij historik.

Sipas mediave italiane, në vitin 2025 Baresi iu nënshtrua një operacioni pas zbulimit të një noduli në mushkëri. Gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar, por një rikthim i sëmundjes rezultoi fatal. Ditët e fundit, në rrjetet sociale kishin qarkulluar edhe lajme të rreme për vdekjen e tij, të cilat tashmë janë konfirmuar zyrtarisht.

Franco Baresi lindi më 8 maj 1960 në Travagliato, pranë Breshias. Ai u rrit në akademinë e Milanit dhe debutoi me ekipin e parë në vitin 1978, në moshën 17-vjeçare. Gjatë gjithë karrierës së tij profesionale veshi vetëm fanellën e Milanit, duke u shndërruar në simbolin e klubit për më shumë se dy dekada.

Me kuqezinjtë fitoi 6 tituj kampionë të Italisë, 3 Kupa të Kampionëve/Champions League, 2 Superkupa të UEFA-s, 2 Kupa Interkontinentale, 4 Superkupa të Italisë, 2 tituj të Serisë B dhe një Kupë Mitropa.

Edhe me Kombëtaren italiane la gjurmë të pashlyeshme. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, edhe pse nuk u aktivizua në asnjë ndeshje. Më pas fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e vitit 1990 dhe atë të argjendtë në Botërorin e vitit 1994 në SHBA, ku, pavarësisht një dëmtimi të rëndë në menisk gjatë turneut, u rikuperua për finalen ndaj Brazilit.

Baresi do të kujtohet si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, një kapiten simbol dhe një prej figurave që shkroi faqet më të lavdishme në historinë e Milanit dhe futbollit italian.

Nga Kategoria

Sporti

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

12 Nëntor, 2026
Sporti

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

12 Nëntor, 2026
Sporti

Kuqezinjtë ndezin “Air Albania”! Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

12 Nëntor, 2026

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

12 Nëntor, 2026

Kuqezinjtë ndezin “Air Albania”! Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun

12 Nëntor, 2026

Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

12 Nëntor, 2026

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

12 Nëntor, 2026

Gara për rolin e James Bond zhvillohet publikisht, disa aktorë të njohur në garë për 007

12 Nëntor, 2026

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

12 Nëntor, 2026

Nvidia është në qendër të ekonomisë së inteligjencës artificiale. Çfarë ndodh tani?

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.