Bruno Guimarães pritet të largohet nga Newcastle dhe të transferohet te Arsenali gjatë kësaj vere.
Sipas BBC Sport, mesfushori brazilian e ka bërë të qartë dëshirën për t’u bashkuar me kampionët e Premier League, ndërsa londinezët janë gjithnjë e më optimistë për realizimin e marrëveshjes.
Arsenali ka paraqitur më parë një ofertë prej 70 milionë paundësh, por duhet ta përmirësojë atë për të bindur Newcastle. Bisedimet zyrtare mes klubeve ende nuk kanë nisur, por një propozim i ri mund ta çojë vlerën e transferimit në rreth 80 milionë paund.
28-vjeçari ka shënuar 31 gola në 195 paraqitje me Newcastle që prej transferimit nga Lyon në vitin 2022.
Largimi i mundshëm i Guimarães do të ishte një tjetër goditje për Newcastle, pas transferimeve të Sandro Tonalit te Tottenham dhe Anthony Gordonit te Barcelona.










