• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama: Manipulimi i informacionit është kërcënim për demokracinë, “Kali i Trojës” hyn i maskuar si diçka e padëmshme

27 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Kryeministri Edi Rama deklaroi se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për demokracitë moderne, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama u shpreh se konferenca zhvillohet në një moment të ndërlikuar, të diktuar nga zhvillimet gjeopolitike, pozicioni i Shqipërisë dhe presioni në rritje ndaj institucioneve demokratike.

“Jemi këtu për shkak të një ndërthurjeje mjaft shqetësuese të momentit ku jetojmë, gjeografisë ku bëjmë pjesë dhe trysnisë gërryese që po ndodh në institucionet tona demokratike,” tha ai.

Lexo edhe:

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, qytetarët ngrihen në protestë në Prishtinë

Skandali! U emërua ministre e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka punimin e diplomës plagjiaturë

Sipas kryeministrit, megjithëse diskutimet lidhen me algoritmet dhe reformat digjitale, në thelb bëhet fjalë për mbrojtjen e demokracisë, besimit publik dhe aftësinë e shoqërive të lira për të ruajtur hapësirat demokratike.

“Kjo konferencë ka të bëjë me algoritmet, reformat digjitale. Në realitet besoj se ka të bëjë me diçka shumë më thelbësore. Ka të bëjë me demokracinë, besimin në publik dhe me faktin nëse shoqëritë e lira zotërojnë qartësinë strategjike për të mbrojtur hapësirat dhe ato që ndërtojnë. Gjeografia e sigurisë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore”, tha Rama.

Ai theksoi se koncepti i sigurisë kombëtare ka ndryshuar rrënjësisht, duke nënvizuar se fuqia nuk matet më vetëm me kapacitetin ushtarak, por edhe me aftësinë për të ndikuar në perceptimin publik dhe për të gërryer besimin tek institucionet demokratike.

Në fjalën e tij, Rama solli edhe shembullin e Kalit të Trojës, duke e përdorur si metaforë për rreziqet e manipulimit të informacionit.

“Historia na ka mësuar diçka për atë që duhet të përballemi sot. Më shumë se 3 mijë vjet më parë, Homeri rrëfeu historinë e Trojës. Troja nuk ra sepse kishte ushtri të dobët apo mure të brishta. Troja ra sepse kërcënimi hyri i maskuar si diçka e pafajshme. Kali i Trojës mbetet mësimi suprem i historisë, se rreziku më i madh rrallë është ai që mësyn në derë; është ai që e fton brenda, sepse duket i padëmshëm,” përfundoi kryeministri.

Nga Kategoria

Kosova

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, qytetarët ngrihen në protestë në Prishtinë

18 Shtator, 2026
Aktualitet

Skandali! U emërua ministre e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka punimin e diplomës plagjiaturë

18 Shtator, 2026
Lajme

Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Athinë

18 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bayern shkatërron Union Berlin 7-0, Olise me tripletë dhe Kane vazhdon të thyejë rekorde

19 Shtator, 2026

Brentford turpëron Chelsea 3-0, Xabi Alonso në qendër të kritikave pas një tjetër paraqitjeje zhgënjyese

19 Shtator, 2026

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, qytetarët ngrihen në protestë në Prishtinë

18 Shtator, 2026

Skandali! U emërua ministre e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka punimin e diplomës plagjiaturë

18 Shtator, 2026

Interpol lançon një mjet të ri për të gjurmuar paratë dhe pasuritë e vjedhura

18 Shtator, 2026

Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Athinë

18 Shtator, 2026

Detaje! Erion Veliaj theu këmbët duke luajtur kalçeto në ajrimin e burgut, në spital bëri allçi

18 Shtator, 2026

Sulm me bombë në një xhami në Pakistan, të paktën 27 viktima

18 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.