• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 25 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump shpërthen në Darkën e Korrespondentëve: Jeni grupi më i madh i të çmendurve anti-Trump

25 Korrik, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sulmoi sërish mediat gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një aktivitet që feston lirinë e shtypit dhe që ishte shtyrë në prill për shkak të një incidenti me armë pranë vendit ku zhvillohej eventi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Trump, administrata e të cilit është përplasur shpesh me mediat, e nisi fjalimin me një ton të ngrohtë dhe të relaksuar, duke alternuar shakatë miqësore me kritika të forta ndaj asaj që ai e quan “media e lajmeve të rreme”.

Megjithatë, ai nuk i kurseu sulmet ndaj kundërshtarëve të tij në media dhe showbiz, duke vënë në shënjestër gazetarë si Don Lemon dhe Lawrence O’Donnell, politikanë si Chris Christie dhe Adam Schiff, si edhe figura të njohura si Bruce Springsteen dhe Jane Fonda.

Lexo edhe:

Rama feston datëlindjen e Zahos nesër në Korçë, ja planet e veçanta

Përplasja me armë në Shkallnur të Durrësit, dy persona në kërkim, njëri me precedentë!

Trump u shpreh se këtë herë ishte më i butë me shtypin, ndonëse nuk hoqi dorë nga kritikat.

“Ky është me të vërtetë grupi më i madh i njerëzve që vuajnë nga sindroma e çmendurisë anti-Trump që është mbledhur ndonjëherë në të njëjtën kohë”, tha ai. “Dyshoj se disa prej jush janë me fat që darka jonë e fundit u ndërpre, sepse… doja t’jua këndoja.”

Eventi i këtij viti shënoi paraqitjen e parë të Trump si president në Darkën e Korrespondentëve, pasi ai e kishte bojkotuar aktivitetin gjatë mandateve të mëparshme.

Mbrojtësit e lirisë së shtypit kanë kritikuar administratën Trump për paditë ndaj mediave, kufizimet në akses për disa gazetarë dhe kërcënimet për masa ndaj transmetuesve. Presidenti i ka hedhur poshtë këto kritika, duke deklaruar se administrata e tij po promovon llogaridhënien dhe po lufton paragjykimet.

Eventi, ku morën pjesë gazetarë, politikanë dhe zyrtarë qeveritarë në Washington Hilton, ishte planifikuar fillimisht më 25 prill, por u anulua pasi një burrë tentoi të kalonte me forcë një pikë kontrolli sigurie dhe qëlloi me pushkë jashtë sallës së banketit ku ndodheshin Trump dhe anëtarët e kabinetit të tij.

I dyshuari, Cole Allen, u deklarua i pafajshëm në maj për akuzat që përfshijnë përpjekjen për të vrarë presidentin.

Darka u zhvendos më pas në hotelin Waldorf Astoria, nën masa të shtuara sigurie. Në hapje të aktivitetit, presidentja në largim e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Weijia Chiang e CBS News, deklaroi:

“Sonte, mesazhi ynë është ky: Jemi kthyer. Nuk do të frikësohemi. Refuzojmë të lejojmë që një akt dhune të ketë fjalën e fundit.”

Edhe Trump u ndal te sulmi, duke thënë: “Ne nuk përkulemi para dhunës politike. Asnjë burrë i çmendur me armë nuk do ta ndryshojë kurrë këtë.”

Gjatë mbrëmjes u nderua edhe oficeri i Shërbimit Sekret, Victor Gonzalez, i cili u qëllua në pikën e kontrollit të sigurisë gjatë incidentit të prillit dhe konsiderohet se pengoi sulmin. Ai ishte i vetmi person i plagosur atë natë. Po ashtu u vlerësua edhe stafi i hotelit Washington Hilton për ndihmën e dhënë ndaj të pranishmëve.

Darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një traditë më shumë se një shekullore në Uashington, mbledh fonde për bursa gazetarie dhe promovon lirinë e shtypit, të garantuar nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë programi nuk përfshiu një komedian, por argëtimi iu besua iluzionistit Oz Perlman.

Trump e mbylli fjalimin me disa batuta drejtuar gazetarëve, duke thënë: “E di që nuk ishte e lehtë të gjeje këpucë që shkonin me jelekun antiplumb, të cilin shumë njerëz nuk donin ta vishnin sepse preferonin të vdisnin sesa të dukeshin 9 kilogramë më të rëndë.”

Në fund ai falënderoi organizatorët, por nuk i kurseu sërish ironitë ndaj të pranishmëve.

“Ishte një natë interesante. Vërtet nuk dija çfarë të prisja. Dhe është shumë më keq nga sa mendoja vërtet”, u shpreh Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama feston datëlindjen e Zahos nesër në Korçë, ja planet e veçanta

24 Korrik, 2026
Aktualitet

Përplasja me armë në Shkallnur të Durrësit, dy persona në kërkim, njëri me precedentë!

24 Korrik, 2026
Bota

Ku i bën pushimet verore aristokracia e vjetër europiane?

24 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trump shpërthen në Darkën e Korrespondentëve: Jeni grupi më i madh i të çmendurve anti-Trump

25 Korrik, 2026

Rama feston datëlindjen e Zahos nesër në Korçë, ja planet e veçanta

24 Korrik, 2026

Përplasja me armë në Shkallnur të Durrësit, dy persona në kërkim, njëri me precedentë!

24 Korrik, 2026

Ku i bën pushimet verore aristokracia e vjetër europiane?

24 Korrik, 2026

IOC nuk do ta hetojë Infantinon, ankesa cilësohet jashtë juridiksionit

24 Korrik, 2026

Real Madridi nis lëvizjet për yllin e Manchester Cityt, në horizont një transferim i bujshëm

24 Korrik, 2026

Rama përplaset me Braçen dhe Spiropalin: Qepeni gojën, do bëj ndonjerin shembull

24 Korrik, 2026

“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm

24 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.