Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik në zonën e Himarës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, pasi moti i keq dhe erërat e forta shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Himarës.
Viktima është një 55-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte dërguar për të ndihmuar ekipet lokale të OSHEE-së për rikthimin e energjisë.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë goditur nga rryma elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza teknike që do të zbardhë plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.











