• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 20 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Collina mbron teknologjinë në Botëror: Nuk i vret emocionet, i dyfishon ato

19 Korrik, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Pierluigi Collina, shefi i arbitrave në FIFA dhe një nga figurat më të mëdha në historinë e arbitrimit, ka folur për rolin e teknologjisë në Botërorin 2026, zgjedhjen e Slavko Vincic për finalen Spanjë-Argjentinë dhe polemikat që shoqëruan disa episode gjatë turneut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Collina tregoi se njoftimi i arbitrit të finales mbetet gjithmonë një moment i veçantë. Këtë herë ishte Vincic ai që mori lajmin se do të drejtojë finalen e madhe.

“Sa herë më rrëqethet mishi. E di çfarë kanë bërë këta djem dhe vajza për vite me radhë, me shumë sakrifica, edhe për familjet e tyre. E prisja emocionin e Vincic, të njëjtin që kam përjetuar edhe unë”, u shpreh Collina.

Lexo edhe:

Spanja ngre lart trofeun, ia dorëzoi presidenti Donald Trump

Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres “vulos” në shtesë

Ai vlerësoi arbitrin slloven, duke thënë se zgjedhja nuk ishte e lehtë, por Vincic e meritonte finalen.

“Ka pasur një karrierë shumë të mirë. Jam i lumtur për të dhe për të tjerët që ishin këtu. Nuk ishte e thjeshtë të zgjidhej”, shtoi ai.

Collina u ndal edhe te risitë e këtij Botërori, mes tyre rregulli i tetë sekondave për portierët. Sipas tij, më parë portierët në disa kampionate e mbanin topin për më shumë se 20 sekonda, ndërsa arbitrat hezitonin të jepnin goditje indirekte në zonë, sepse dënimi dukej i tepruar. Me rregullin e ri, nëse portieri e kalon kohën e lejuar, jepet goditje këndi.

Por tema kryesore ishte teknologjia. Collina theksoi se futbolli nuk mund të pranonte më një paradoks të tillë: mijëra tifozë në stadium të shikonin përsëritjet në kohë reale, ndërsa arbitri, personi që duhej të merrte vendimin, të mos kishte të njëjtën mundësi.

“Ne investojmë miliona në teknologji, por shpresojmë që ajo të mos përdoret. Kjo do të thotë se arbitri ka marrë vendimin e duhur në fushë”, tha ai.

Shefi i arbitrave të FIFA-s foli edhe për episodin e famshëm të “Spider Cam” në ndeshjen Norvegji-Angli, ku pati dyshime se topi kishte prekur kabllot e kamerës.

“Është e pabesueshme që njerëzit nuk binden dot se topi nuk preku asnjë kabllo. Grafiku tregoi qartë se nga momenti kur portieri largoi topin deri te kontrolli i lojtarit tjetër nuk pati asnjë goditje apo kontakt. U pa vetëm një valë e lehtë, e lidhur me ajrin”, shpjegoi Collina.

Ai shtoi se të njëjtat mjete teknologjike ndihmuan edhe në episode të tjera, duke treguar saktë momentet kur topi prekte lojtarin apo një pjesë të trupit.

Për ata që mendojnë se teknologjia ia heq emocionin futbollit, Collina nuk është aspak dakord.

“S’është e vërtetë historikisht. Ka disa sekonda pritje për një pozicion jashtë loje, por lojtari feston kur shënon. Nëse goli konfirmohet, ka një festë të dytë. Nëse anulohet, feston skuadra kundërshtare”, u shpreh ai.

Sipas Collinës, emocioni është më i fortë kur bazohet mbi një vendim të drejtë, jo mbi një episod që mund të diskutohet për javë, vite apo dekada.

“Ende sot, pas 60 vitesh, flasim nëse topi e kaloi apo jo vijën në golin e Anglisë në finalen e vitit 1966”, përfundoi ai.

Tags: ArbitratFIFAKupa e BotësPierluigi Collina

Nga Kategoria

Bota

Spanja ngre lart trofeun, ia dorëzoi presidenti Donald Trump

20 Korrik, 2026
Bota

Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres “vulos” në shtesë

20 Korrik, 2026
Bota

A është kjo shenjë e keqe? Argjentina pësoi humbjen e fundit në Botëror me arbitrin e finales së sotme

19 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha zbulon tre emrat që u takuan në Aruba: U dërguan nga Rama! Faktohet para çdo shqiptari se shteti është drogë

20 Korrik, 2026

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetarët të “armatosur” me vezë, gardh policor dhe autobotë me ujë, çfarë po ndodh në protestën para Kuvendit

20 Korrik, 2026

Debate në Komision për deklaratat e ministres serbe! Hasani: Qelbësirë, e çmendur! Vokshi akuza PS: Heshtët, të miratojmë deklaratë për ta dënuar

20 Korrik, 2026

Dosja “Partizani”/ Paraqitet ne GJKKO për të dëshmuar ish-Presidenti Bamir Topi

20 Korrik, 2026

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

20 Korrik, 2026

Po transportonte granata e tritol, policia shtrin në tokë 52-vjeçarin në Tiranë

20 Korrik, 2026

Shuhet zjarri në Odrie të Gjirokastrës, flakët rrezikuan të përhapen drejt dy fshatrave

20 Korrik, 2026
Tërmet i vogël regjistrohet në juglindje të Prizrenit

Irani nuk gjen qetësi, pas sulmeve amerikane goditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë

20 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.