Sot është mbajtur eventi “Rilindja 2.0”, ku u prezantuan projekte të reja dhe moderne që synojnë zhvillimin e bashkive në të gjithë vendin.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi i kërij projekti është arritja e vlerës 1.5 miliardë euro.
Teksa foli për reagimin e qytetarëve dhe protestat, kryeministri i quajti normale në një shoqëri të zhvilluar dhe që kërkon gjithmonë dhe më mirë.
“Shoqëritë e varfëra, ne nuk jemi më të tilla, janë shumë më tolerante ndaj mungesave. Në shoqëritë e varfra dominon mendësia që ka edhe më keq. Shoqëritë e zhvilluara apo ato që hyjnë në një fazë zhvillimi kur gjërat deri dje nuk ishin pjesë e mundshme e jetës, bëhen realitet, bëhen më intolerante ndaj mungesave”, tha kryeministri Rama.
“Rilindja urbane 2.0 vendos në qendë të objektivit 1.5 mld euro. Ajo që është e rëndësishme lidhet jo thjesht dallimin mes programit të ri dhe atij të më parshmit, por me arsyet që na ccojnë në këtë program. Përpara disa ditësh pata një komunikim me një prej jush që ishte i acaruar me një grup njerëzish që kishin dalë në protestë për një ccështje komunitare dhe më tha që i kam gjetur në llum, nuk kishin rrugë e ndriçim, mes shkurreve e plehrave dhe ja u kam bërë lagjen me rrugë, pemë drita dhe stola por janë mosmirënjohës.
Unë besoj se ky është lexim i gabuar i një reagimi që normal atij nuk i vinte mirë. Askujt nuk i vjen mirë.
Fakti është që sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon. Kjo nuk është mosmirënjohje, por pritshmëri për standarde të tjera.
Shoqëritë e varfëra, ne nuk jemi më të tilla, janë shumë më tolerante ndaj mungesave. Në shoqëritë e varfra dominon mendësia që ka edhe më keq. Shoqëritë e zhvilluara apo ato që hyjnë në një fazë zhvillimi kur gjërat deri dje nuk ishin pjesë e mundshme e jetës, bëhen realitet, bëhen më intolerante ndaj mungesave. Suksesi dhe rezultati nuk ul pritshmërit, ka dhe më mirë. Në shoqëritë e varfra ka e më keq, ndërsa në shoqëritë e zhvilluara ka edhe më mirë”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij.











